Autori i golit të Shqipërisë, Nedim Bajrami, foli në emisionin “Kampionët në Tv Klan, pas ndeshjes me Italinë.
Bajrami deklaroi se Italia është skuadër e fortë, por ekipi dha maksimumin.
“Italia është një skuadër shumë e fortë. Të gjitëh çunat dhanë maksimumin. Për ne është arritje e madhe që jemi në Europian. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë. Do analizojmë çfarë nuk shkoi.
Asllani dha një top shumë të mirë, Manaj kishte rastin e tij. Kjo është pjesë e lojës.”, u shpreh Bajrami.
Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.