11/14/2025 9:21:00 PM

Ndeshja Shqipëri-Itali për Euro2024, ja rregullat që duhet të dinë tifozët e Kombëtares!

Duhet të lexoni

Shqipëria është gati për ndeshjen e parë në EURO 2024 ndaj Italisë. Një sfidë me rëndësi maksimale, ndërsa stadiumi i Dortmundit pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë për të përkrahur dhe mbështetur Kombëtaren kuqezi. Atmosfera në stadiumin e Dortmundit pritet të jetë fantastike, ndërsa dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

Tifozë mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin UEFA Mobile Tickets dhe kodi QR do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët kuqezi në stadiumin e Dortmundit, ndërsa në foton e mëposhtme mund të shihni skemën e plotë të stadiumit për të gjetur tribunën ku ndodhet bileta juaj.

Ndeshja Shqipëri-Itali për Euro2024, ja rregullat që duhet

Gjithashtu të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA për të shmangur çdo lloj problemi.

Në stadium ka disa rregulla strikte për tifozët, si:

· Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.

· Mund të sillni një karikues portabël me vete, jo më të madh se telefoni juaj.

· Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.

· Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen. Ju lutemi, tregoni kujdes ndaj tifozëve të tjerë.

· Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Friedensplatz në qendër të qytetit dhe Public Viewing Westfalenpark, 800 m në të majtë të stadiumit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate