9/22/2025 10:04:49 PM

“Frattesi? Një budalla”, Asllani: Lautaro dhe Inzaghi më kanë ndihmuar pa masë!

Duhet të lexoni

Kristjan Asllani në një intervistë për “Corriere Della Sera”, përveç pjesëmarrjes në Europian me Shqipërinë, foli ndër të tjera edhe për Interin dhe marrëdhëniet e tij me shokët e skuadrës. Mesfushori i kombëtares zbuloi se ka një shoqëri të fortë me Frattesin, ndërsa shtoi se Barella është nga ata lojtarë që shumë cilësi dhe sasi njëkohësisht.

“Lautaro Martinez është nga ata që dua ta falenderoj shumë sepse flet me mua dhe më mëson shumë edhe kur jemi jashtë fushës. Nuk dua të zbuloj se çfarë bisedojmë, por janë biseda që mua më ndihmojnë shumë.

Inzaghi? Ai e di shumë mirë momentin e duhur për të folur, më ndihmon jashtëzakonisht shumë. Barella? Është nga ata që ka shumë cilësi dhe sasi njëkohësisht, për mua është një nga më të fortët në botë në rolin e tij dhe dua që ta shoh në fushë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Italisë. Bastoni pastaj është shumë elegant, ndërsa Darmian është “Princi” ynë.

Frattesi? Budalla! Bëj shaka sepse është një mik i madh i imi. Ka një forcë fizike të jashtëzakonshme, te Inter ka shumë konkurrencë dhe mendoj se ai duhet të jetë i kënaqur nga sezoni që kaloi. Kam folur këto ditë me të, shpresoj mos t’i shënoj Shqipërisë”, u shpreh Asllani.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate