7/16/2025 2:33:25 AM

Gjashtë vjet pa legjendën Fadil Vokrrin

Duhet të lexoni

Sot mbushen gjashtë vjet që kur u nda nga jeta legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri. Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe më meritori për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF Llapi në Podujevë.

Më pas në vitin 1980 kaloi te KF Prishtina, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, ndërsa në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe 22 gola. Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Pas çlirimit të Kosovës, ai u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij Prishtina, në postin e drejtorit, ndërsa në shkurt 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar në krye të FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit. Përveç gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhën frënge, turke dhe serbo-kroate.

Mëngjesin e 9 qershorit 2018, ndërsa po ushtronte në palestër Vokrri pësoi një sulm në zemër dhe vdiq në moshën 57-vjeçare.

Lamtumira e fundit Vokrrit iu dha me nderimet më të larta shtetërore më 10 qershor, ndërsa ajo ditë ishte ditë zie kombëtare./KSP


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate