8/1/2025 9:59:54 PM

Ballkani “sy e veshë” nga finalja e titullit në Tiranë, fituesi përcakton vazon në Champions

Duhet të lexoni

Ballkani me sytë nga finalja e titullit në Tiranë. Fituesi i titullit kampion në Shqipëri pritet me mjaft interes edhe nga kampionët e Kosovës, pasi do të vendosë edhe pozicionimin e tyre në vazo, në prag të shortit për turin e parë eliminator të Champions League.

Deri tani janë ndarë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në turin e parë, në vazon e më të fortave dhe atyre më pak favoriteve, teksa të vetmet që nuk e kanë njohur ende vazon ku do të bëjnë pjesë në short, janë Ballkani dhe skuadra kampione e Shqipërisë.

Nëse titulli kampion në Shqipëri do të fitohet nga Egnatia, atëherë në vazon e parë do të shkojë Ballkani, që pozicionohet më lart në renditjen europiane për klube sesa skuadra nga Rrogozhina.

Por e kundërta ndodh nëse kampion shpallet Partizani, që do të shkojë në vazon e më të fortave, pasi pozicionohet më lart se Ballkani në renditjen e përgjithshme të klubeve dhe do të zbresë në vazon e dytë kampionët e Kosovës.

Pozicionimi në vazon e skuadrave më të forta të jep shansin të kesh kundërshtarë më modestë në turin e parë eliminator të Champions League, ndaj Ballkani i Ilir Dajës do të jetë sy e veshë nga finalja e titullit në Shqipëri mes Egnatias dhe Partizanit, e cila do të startojë të dielën në orën 19:00 dhe do të transmetohet në DigitAlb, nëpërmjet kanalit MCN


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate