Drejtuesit e Milan vijojnë nga puna për të gjetur një zëvendësues për trajnerin Stefano Pioli me të cilin pritet vetëm fundi i kampionatit për të ndarë udhët. Lista e drejtuesve kuqezi është e pasur me shumë emra duke nisur nga Conceicao, Fonseca, Van Bommel, Conte apo De Zerbi.
Por, së fundmi në skenë del një emër që nuk ishte përmendur më parë. Fjala është për trajnerin e Chelseat, Mauricio Pochetino. Argjentinasi nuk e ka të sigurt aventurën me “Blutë e Londrës”, madje së fundmi deklaroi se nëse marrëvshja e tij me Chelsean përfundon atëherë nuk do të ishte fundi i botës.
Në këtë formë, te Milan po e studiojnë si alternativë në pritje edhe të të rejave që do të vijnë nga emrat e sipërpëmendur ku më i pëlqyeri është Conceicao.