9/4/2025 1:49:09 PM

Macja në SHBA u dërgua aksidentalisht në një paketë mijëra milje larg shtëpisë së saj

Duhet të lexoni

Macja mbijetoi për ditë të tëra pa ujë dhe ushqim.

Një familje në SHBA është ribashkuar me kafshën e tyre, e cila u dërgua aksidentalisht në Kaliforni.

Galeana është një mace e adhurueshme që jeton me kujdestarët e saj në Utah. Pak ditë më parë, macja u zhduk nga shtëpia dhe familja filloi në kërkim të furishëm.

Macja më në fund u gjet në një shtet fqinj, nga një punonjës i Amazon, një javë më vonë.

Kafsha shtëpiake kishte hyrë në një pako të familjes, e cila po kthente një produkt dhe megjithëse prej ditësh kishte mbetur pa ushqim dhe ujë, ishte në gjendje të mirë.

Kujdestari i saj Carrie Clark tha për TV se Galeana pëlqen të futet në kuti: "Është pjesë e personalitetit të saj". Dhe nga pamja e tij, ai personalitet është goxha i fortë duke pasur parasysh se ajo i mbijetoi një dërgese të madhe Amazon që kishte brenda kuti të tjera me objekte metalike që mund ta kishin lënduar. Fatmirësisht kutia e saj ishte hapur në një moment dhe macja mund të merrte frymë.

Sipas zonjës Clark, lajmi se macja e tyre ishte gjallë dhe shëndoshë ishte gjëja "më e çmendur dhe më emocionuese" në botë, duke pranuar se në fillim ajo mendoi se ishte tallur nga veterineri i Kalifornisë, i cili e thirri me lajmin.

Zonja Clark dhe burri i saj fluturuan mijëra milje për t'u ribashkuar me kafshën e tyre dhe me këtë rast inkurajuan njerëzit që t'i bënin kafshët shtëpiake me mikroçipe , si dhe të kontrollonin trefish çdo kuti që largohej nga shtëpitë e tyre. /Libeale.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate