Aktorja Egla Ceno, është një nga banoret më të komentuara dhe më lojtare në këtë ”Big Brother Albania Vip 3”. Por një njoftim nga Vëllai i Madh ka tronditur shtëpinë.
Në njoftimin që e lexoi Juli, thuhet se Egla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe siç shihet, ndodhet në dhomën e gjumit nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekim. Po ashtu Vëllai i Madh bën me dije se pritet një njoftim i dytë për rrugëtimin e aktores në garën që finale e ka me 25 maj.
Situata jo e mirë erdhi që pas Prime të së martës, ku Egla u zgjodh lidere e shtëpisë me votat e publikut dhe me një avantazh në dorë, ajo çoi në një nominim Romeon dhe Heidin, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale. Por këtë informacion banorët nuk e dijnë, dhe çifti është kthyer keq kundër Eglës.