Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, me rezultat 0-2.
Në takimin që u zhvillua në Pushkash Arena, Dardanët e nisën më mirë pjesën e parë duke rrezikuar disa herë portën e hungarezëve.
Në pjesën e dytë, Hungaria kaloi në epërsi me anë të Dominik Szoboszlai, në minutën e 58’.
Hungarezët shënuan edhe njëherë në minutën e 86’, me anë të Nagy, për rezultatin final 2-0.
Kështu Kosova zhvilloi dy ndeshje gjatë marsit, njërin e fitoi ndaj Armenisë të premten me rezultat 1-0, dhe tjetrën pësoi humbje ndaj Hungarisë me shifrat 2-0./ Klankosova.tv.