9/17/2025 12:48:32 AM

Te Kosova, të motivuar për ndeshjen e vështirë me Hungarinë

Duhet të lexoni

Pas fitores 1:0 ndaj Armenisë, ekipi i Kosovës në futboll ka kthyer fokusin te miqësorja e së martës mbrëma ndaj Hungarisë. Ndeshja Hungari – Kosovë zhvillohet në Budapest nga ora 19:00.

Dardanët të shtunën kanë udhëtuar për në Budapest nga Jerevani i Armenisë, ndërsa të dielën e kanë zhvilluar stërvitjen e radhës. Me grupin e lojtarëve është bashkuar edhe mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu.

Ai ishte i grumbulluar me Kosovën U21, që të premten barazoi pa gola me Gjermaninë në Chemnitz, shkruan EO.

Emërllahu startoi te Shpresat e Kosovës dhe luajti deri në minutën e 88-të. Emërllahu është shprehur krenar që sërish është grumbulluar me Kosovën A.

Ai ka lënë prapa një lëndim serioz, që e mbajti jashtë fushës për shumë muaj.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme për secilin lojtar të jetë këtu, pasi ka shumë futbollistë me eksperiencë që luajnë në klube të mira evropiane. Për mua ishte një rikthim shumë i mirë pas një lëndimi që e kisha. Ndihem mjaft mirë dhe shpresoj ta jap kontributin tim në ndeshjen e ardhshme kundër Hungarisë. E dimë që Hungaria ka lojtarë shumë të mirë dhe është një ekip i fortë, por edhe ne kemi një ekip me lojtarë mjaft cilësorë dhe besoj që do të jetë një befasi shumë e madhe”, ka theksuar Emërllahu.

Mesfushori tjetër i Kosovës, Blendi Idrizi, ka pranuar se Hungaria është kundërshtar tjetër në krahasim me Armeninë. Ai e ka vlerësuar paraqitjen ndaj Armenisë.

“Unë besoj që paraqitja ka qenë e mirë dhe ka qenë e rëndësishme ta fitojmë ndeshjen. Kemi hyrë në lojë mirë, kemi pasur raste për një ose dy gola më shumë. Në 15 minutat e fundit kundështari ka bërë më shumë presion, por ajo është normale, por për ne është e rëndësishme që kemi fituar ndeshjen. Atmosfera është shumë e mirë. Hungaria është tjetër kundërshtar me më shumë kualitet. Edhe ne kemi cilësinë tonë dhe duhet ta bëjmë edhe një tjetër paraqitje të mirë”, ka theksuar Idrizi.

Ai ishte zëvendësues ndaj Armenisë dhe pret të ketë minuta edhe ndaj Hungarisë. Stadiumi në Budapest pritet të jetë i mbushur me shikues.“Na jep motivim shumë më shumë. Stadiumi duhet të jetë i mirë. Por edhe me tifozë dhe pa tifozë, ne duhet të jemi të motivuar”, ka shtuar Idrizi.

Kosova të hënën zhvillon stërvitjen e radhës në Budapest./EO/Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate