5/14/2026 11:05:30 AM

Futbollisti i vitit në Kosovë është ai, Amir Rrahmani

Duhet të lexoni

Amir Rrahmani, është padyshim futbollisti i vitit në Kosovë. Duke marrë parasysh statistikat e tij, lojën e tij si dhe vlerën e tij të ngritur në treg, Rrahmani patjetër qe e meriton këtë epitet, shkruan Gazeta Metro.


Në dhjetor të 2021, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpallur laureatët e vitit 2021 përmes një manifestimi ku kanë marr pjesë vetëm fituesit, por jo edhe mysafirë të tjerë, shkaku i masave në fuqi për mbrojtje nga Covid-19.

Çmimin kryesor, futbollist i vitit, e ka fituar ylli i Kombëtares së Kosovës, kapiteni Amir Rrahmani, i cili po kalon formë fantastike në kampionatin italian me Napolin, ndërkohë te ekipi i ‘Dardanëve’ është bërë lider skuadre.

Rrahmani i ka zhvilluar 22 ndeshje këtë sezon, respektivisht 1.598 minuta të luajtur. Ndër të tjera, i ka realizuar edhe dy gola në fanellën e Napolit.

Amiri ishte transferuar në Napoli pas eksperiencave pozitive në Dinamo Zagreb dhe në Verona.

Ai është bërë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm te Napoli, skuadër kjo që po lufton për titull të kampionit në Serie A, ku aktualisht është e dyta me 39 pikë, vetëm katër pikë prapa kryesuesit, Interit.

Vetëm pas tri-katër xhirosh në kampionatin italian, Rrahmani shpejt kishte filluar të zë vend në skuadër, duke e arsyetuar çdo minutë loje dhe kështu është bërë shtyllë e fortë e Napolit, duke ia zënë vendin në formacionin kryesor Kostas Manolas, i cili u detyrua të kthehet në Greqi, pasi vendin në Napoli ia zuri ylli kosovar.

Së fundmi, Rrahmanit, pas formës së mirë që është duke e kaluar te skuadra napolitane, në ‘Transfermarkt’ i është rritur vlera nga 16 milionë euro në 22 milionë euro. /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate