11/25/2024 4:50:36 AM

Sezoni më i mirë nuk mjafton, familja shtyn Giroud drejt një zgjedhje ekstreme

Duhet të lexoni

Olivier Giroud nuk njeh moshë dhe pavarësisht se numri në pasaportë thotë 37, ai po përjeton një rini të dytë. Në fushë, francezi është një lider i vërtetë për Milanin dhe po përjeton sezonin e tij më të mirë me kuqezinjtë prej momentit kur iu bashkua italianëve në vitin 2021.

Në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Milanin, Giroud ia ka dalë të shënojë 14 gola si dhe të dhurojë nëntë asistë. Megjithatë, edhe sezoni më i mirë mund të mos mjaftojë për francezin që është në skadencë kontrate dhe për momentin bisedimet janë shtyrë për në fundin e këtij sezoni.

Giroud do ta dëshironte edhe një tjetër vit në Serie A, por mediat zbulojnë se është familja ajo që e shtyn drejt një tjetër opsioni. Bëhet fjalë për Amerikën dhe nisjen e një jete të re përtej Oqeanit. Giroud, është i detyruar të marrë në konsideratë edhe këtë alternativë teksa në MLS janë dy klubet më të interesuara për francezin, Neë York City dhe Los Angelos.

Koha do ta tregojë nëse sulmuesi do ia dalë të rezistojë kundrejt dëshirës së familjes ndërsa nga ana tjetër, Milan po merr masat dhe studion terrenin për zëvendësuesin e 37-vjeçarit. Në krye të listës qëndron Zirkzee i Bolognas ndërsa më pas vjen emri i Santiago Gimenez të Feyenoord si dhe Jonathan David i Lille.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë djalin e saj

Aktorja e njohur Margot Robbie është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë ...

“O qeli im” – Gresa puth Vullnetin në kokë, pasi hoqi flokët për të realizuar provën javore

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u përballën me një provë javore që kërkonte heqjen e qi ...

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Jetë / Stil

Nuk është paraja! Studimi i fundit tregon se çfarë i bën njerëzit të lumtur

“Jemi kafshë sociale”, thoshte Aristoteli mijëra vjet më parë. E jeta nuk ka ndryshuar shumë që atëher& ...

Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve – ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënju ...

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Sport

Dy gola për tri minuta, Asani është “i çmendur”

Jasir Asani ka shënuar dy gola për tre minuta në Champions Leaguen aziatike. Gwangju kaloi në avantazh të dyfishtë n&eum ...

Zhegrova merr dhuratë nga Mbappe, 9-shen e famshme

Anësori kosovar, Edon Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në Ligue-n 1.Ylli i Lille, së fundmi ka post ...

Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës

Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Maratonën e Tiranës, duke vendosur një rekord kombë ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate