12/24/2025 11:24:16 PM

Materazzi tregohet i sinqertë: Interi i Inzaghit luan më mirë se ai i tripletës historike

Duhet të lexoni

Interi i Simone Inzaghit fiton, por mbi të gjitha bind në aspektin e lojës, siç ka ndodhur rrallë në historinë e zikaltërve. Aq shumë, sa tani shumë po pyesin: a është ky Inter më i miri ndonjëherë? Një përgjigje fillestare vjen nga Marco Materazzi, dikush që ka luajtur dhe ka fituar gjithçka me Interin.

Ish-mbrojtësi nuk ka asnjë dyshim kur bëhet fjalë për të krahasuar ekipin e sotëm me atë që ishte në gjendje të fitonte tripletën e 2010-ës. “Sinqerisht them se Interi i sotëm luan më mirë se ne më 2010. Është me të vërtetë një kënaqësi ta ndjek. Meritat duhet t’i jepen Inzaghit, i cili e kuptoi se si të mos shpërdoronte talentin.

Mjafton vetëm t’i bësh lojtarët e fortë të ndihen mirë së bashku për të marrë rezultate, edhe pa shpikur kush e di se çfarë. Dhe pastaj menaxherët e klubit kanë bërë shumë pak gabime vitet e fundit në merkato, janë vërtet shumë të mirë. Nga Mkhitaryan te Barella, ata e dinin se kishin rrënjë të forta, përkatësi, seriozitet. Kështu e ndërtuan këtë ekip, që duket perfekt", – vëren Materazzi, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”.

Nga ana tjetër, ish-mbrojtësi ka besuar gjithmonë në vlerën e skuadrës aktuale: "A po shkohet drejt titullit? Nuk kam pasur asnjë dyshim, kam qenë i sigurt që në fillim të sezonit. Ky Inter ka shumë cilësi dhe bindje pas finales së Stambollit, është qartësisht superior”.

Megjithatë, në Ligën e Kampionëve rruga është ende e gjatë dhe pengesa e parë nuk ngjall kujtime të ëmbla për Materazzin: "Simeone? Unë kam një kujtesë të keqe, të gjithë e dinë se çfarë është 5 maji 2022, kështu që është më mirë të mos flasim. Kjo mund të jetë vërtet pengesa më e vështirë drejt finales.

Interi është bërë një makinë, mund të provojë ndaj kujtdo pa frikë. Në ndeshjen e parë në ‘San Siro’ mund të kishim shënuar më shumë, por skuadra nuk lëkundet më. Sigurisht, në Madrid do të jetë një sfidë e ashpër. Paguhen shtrenjtë gabimet kundër kundërshtarëve të tillë mendjemprehtë".

Së fundi, i pyetur se kush është Materazzi i ri, ish-mbrojtësi përmend dy emra: “Acerbi ndoshta më afrohet për shkak të historisë, sepse u shugurua vonë. E shoh veten edhe te Bastoni, pjesërisht në fizikun e tij dhe pjesërisht mënyrën si luan me këmbën e majtë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate