12/19/2025 2:31:34 PM

Henry lavdëron sistemin e Inzaghit te Interi

Duhet të lexoni

Thierry Henry shpjegoi pse ai është një tifoz i Simone Inzaghit dhe Interit, duke tërhequr vëmendjen te sistemi i zgjuar taktik i shfaqur dhe se si ai ndihmon kundër klubeve të mëdha si Manchester City apo Arsenal.

Interi ka siguruar një epërsi komanduese prej 15 pikësh si lider në Serie A të hënën në mbrëmje, pasi mposhti Genoan 2:1, raporton KosovaPress.

Interi i Inzaghit po kërkon gjithashtu të përfundojë një punë të papërfunduar në Ligën e Kampionëve, duke dashur të bëjë një hap më tej pas humbjes së dhimbshme ndaj Manchester Cityt në finalen e Stambollit sezonin e kaluar, një ndeshje që mund ta kishin fituar nëse gjërat do të shkonin pak më ndryshe.

Duke folur me Jamie Carragher në “Sky Sports”, Henryt iu kërkua të përmendte një trajner të cilit ai është një tifoz.

“Inzaghi. E kam ndjekur për një kohë shumë të gjatë, që nga ditët e tij në Lazio. Ai njihej në një moment si një djalë që nëse e takoni në një lojë kupe, jeni në telashe. Siç e pamë me Manchester Cityn që kishte probleme kundër Interit të tij në atë finale të Ligës së Kampionëve me sistemin 3-5-2. Ajo që më pëlqen është me Inzaghin se ai luan me dy qendërsulmues”, tha Henry.

Carragher e pyeti ish-yllin e Arsenalit nëse ai ishte një tifoz i sistemit të Inzaghit në Inter apo thjesht se ai luan dy sulmues.

“Le ta themi kështu. Nëse je Arsenali ose Manchester City, e ke aq shumë topin, ndonjëherë ata luajnë si 3-7, nëse nuk je në zotërim aq shumë, tranzicioni do të ndodhë. Sidomos nëse luan kundër një ekipi me anësorë të lartë dhe të gjerë, bëhet vërtet e vështirë. Më pëlqen mënyra se si duket 5-3-2 e tij; nëse marrim Interin dhe ju keni Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan, ju keni djem që mund të jenë tre 6-sh”, tha më tej Henry.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate