12/20/2025 4:15:58 AM

"Oh Zot, ata janë gjallë", publikohet për herë të parë audio e "trokitjes" që ekspertët dëgjuan nga anija Titan

Duhet të lexoni

Mediat amerikane kanë publikuar një copëz të dokumentarit “The Titan Sub Disaster: Minute by Minute", në të cilin zbulohet për herë të parë audioja e tingullit të frikshëm “trokitës” që ekipet e kërkim-shpëtimit dëgjuan gjatë kërkimit të anijes Titan.

Ishin këta tinguj që asokohe, i bënë ata të besonin gabimisht, se personat që ishin në bord, mund të ishin ende gjallë.  

Qershorin e vitit të kaluar, pesë persona (Hamish Harding, Paul-Henri Nargeolet, Shahzada Dawood, Suleman Dawood dhe CEO i OceanGate Stockton Rush) vdiqën në bordin e nëndetëses në pronësi të kompanisë "OceanGate", teksa u zhytën për të eksploruar rrënojat e Titanikut.

Nëndetësja humbi kontaktet me bazën më 18 qershor dhe gjatë përpjekjeve për të gjetur “Titan-in” dhe për të rivendosur kontaktin me të, Forcat Ajrore Kanadeze arritën të kapnin çdo 30 minuta disa “zhurma ritmike përplasjeje”, të cilat dhanë shpresë, se ata që ishin në bordin e saj mund të ishin ende gjallë dhe po përpiqeshin të sinjalizonin për ndihmë.

Megjithatë, ekspertët theksuan asokohe se nuk e dinin origjinën e tyre dhe kohë më vonë u arrit në përfundimin se nëndetësja kishte shpërthyer ditën që ishte zhdukur.

Sipas Wall Street Journal, Marina e SHBA-së perceptoi një zhurmë që mendonte se ishte shpërthimi i nëndetëses Titan, menjëherë pasi kontakti u humb.

Edhe audioja e asaj zhurme është dëgjuar në dokumentarin e ri “The Titan Sub Disaster: Minute by Minute”, i cili do të transmetohet më 6 dhe 7 mars në Channel 5 në orën 21:00.

Dokumentari synon të ndjekë detajet e zhytjes së Titanit deri në rrënojat e Titanikut dhe çfarë mësimesh janë nxjerrë nga humbja tragjike e pesë jetëve.

Ekspertët që kanë zbritur në thellësitë e oqeanit kanë zbuluar copa të tjera të nëndetëses së bashku me disa mbetje njerëzore. Megjithatë, ekspertët paralajmëruan që të mos shpresohej se trupat e viktimave do të rikuperoheshin plotësisht për shkak të 'mjedisit të egër' të oqeanit.

Që atëherë janë gjetur sasi të konsiderueshme mbetjesh, të cilat i janë dorëzuar autoriteteve që po hetojnë katastrofën.

Që pas kësaj fatkeqësie, kompania OceanGate ka “pezulluar të gjitha operacionet e eksplorimit dhe tregtare”. /VoxNews


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate