12/20/2025 2:19:25 AM

Ish-zv/guvernatori i BQK-së, Fatmir Gashi për dinarin: Qeverisë po i mungon memoria institucionale

Duhet të lexoni

Eksperti i rryer e ekonomisë, Fatmir Gashi – ish-Zv/guvernator i BQK-së dhe ish-zv/Ministër i Financave në Qeverinë Haradinaj, ka folur për aktualizimin e çështjes së dinarit në tryeza ndërkombëtare.I ftuar në ‘RADIO 1′, Fatmir Gashi ka thënë se tentimi për ta kapur Flamurin e patriotit nga ana e Bislimit, bëri që dinarin e bashkë me dinarin, Kosovën ta çojmë si temë politike edhe në Bruksel e edhe në Këshillin e Sigurimit.


“Duhet të flitet me memorie institucionale, duhet parë se çka ka ndodhur që nga viti 1999, e jo në mënyrë të tillë, në moment të caktuar ta marrin flamurin, për çështjet të cilat kanë pasur zgjidhjen e vet në vitin 1999 me një rregullore të cilën e kishte nxjerrë UNMIK-u dhe me 2002 me euro-ndërrim, vendim ky që euro të jetë valutë qendrore në Kosovë dhe me euro të kryhen të gjitha transaksionet e brendshme dhe aty ka përfunduar çështja e dinarit. pra atëherë ju kujtohet, është bërë krejt euro-ndërrimi pa asnjë reagim të Serbisë dhe a e dini pse ka ndodhur ashtu, sepse aty nuk kemi lënë të përzihet politika dhe as nuk kemi thënë e hoqëm dinarin, s’kemi me pa me sy më, na e hoqëm e këso gjërash. Pra është punuar në mënyrë institucionale e ligjore. Sot, Kosova e ka Kushtetutën e i ka organet.’-tha Gashi.


“Çka ka ndodhur tash, çka është e keqja, në momentin kur është aprovuar rregullorja me 27 Dhjetor 2023, pa paralajmërim, pa koordnim si duket as me askënd, na dalin në Media, zv/Kryeministri Bislimi, i cili deklaron që prej 1 shkurtit nuk do kemi më dinar. Eh, nga ky moment ne vet e dërgojmë dinarin në tryezë politike dhe ky kthim na kthen neve krejt mbrapsht, duke na çuar ne edhe në Këshill të Sigurimit.’-tha Gashi.Gashi është pyetur për respektin e treguar për Bislimin kur ja kishte dorëzuar Ministrinë e Financave në Qeverinë ‘Kurti I’.
‘Po, unë ju kam thënë, jam i gëzuar qe po ja dorëzojë Ministrinë Besnik Bislimit, një eksperti ekonomik, profesor i Universitetit amerikan, mirëpo çka e gjeti, kjo është shumë e pafavorshme.’-shtoi Gashi.Gashi ka folur edhe për raportet e Qeverisë Kurti me SHBA dhe ka krahasuar kohën e tij, të Qeverisë Haradinaj me taksën 100%.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate