Lecce është pengesa e radhës e Interit në rrugëtimin drejt titullit kampion. Dueli në “Via del Mare” po transmetohet live në SuperSport 1.
Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani e kanë nisur si titullarë me skuadrat e tyre. Vendasit kanë humbur dy takimet e fundit në kampionat.
Ndërkohë, skuadra e Simone Inzaghit po kalon një formë fantastike, teksa ka fituar 9 sfidat e fundit në të gjithë kompeticionet.
Medon Berisha debuton në Serie A me Leccen. Kapiteni i Shqipërisë U21 zëvendëson Ylber Ramadanin, shqiptarin tjetër të Lecces