Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës me Azerbajxhanin, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.Ndeshja do të zhvillohet në ora 11:00 me kohën tonë lokale, në Baku të Azerbajxhanit.Kosova të enjten mundi Irlandën 83:75 në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë.
Për shkak të lëndimit nuk janë grumbulluar lojtarët Lis Shoshi, Erjon Kastrati dhe Domenic Artis, kurse Jan Palokaj për shkak të dokumentacionit.
Raudi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ??2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.