7/1/2025 8:07:51 PM

8-vjeçari shënon rekord në shah, i pari në botë që mund një mjeshtër

Duhet të lexoni

Një 8-vjeçar nga Singapori është shahisti më i vogël në moshë që ka mundur një mjeshtër.

Pas një loje që zgjati tre orë në Burgdorfer Stadthaus-Open, Zvicër, Ashwath Kaushik i cili është 8 vjeç e gjashtë muaj, mundi mjeshtrin 37-vjeçar nga Polonia, Jacek Stopa.

Kaushik theu një rekord të vetëm disa ditëve më parë. Leonid Ivanovic nga Serbia (8 vjeç e 11 muaj) mundi bullgarin 59-vjeçar, Milko Popchev.

“Është ndjesi shumë emocionuese dhe fantastike që të mund mjeshtrin tim të parë dhe është në shahun klasik kështu që ndihem shumë krenar për veten”, tha nënshtetasi indian i cili është shpërngulur në Singapor me familjen shtatë vite më parë.

Ditën e diel Ashwath fitoi tre setet e para ndaj Stopa-s. Ai humbi lojën e radhës ndaj britanikut 23-vjeçar Harry Grieve, i cili fitoi kampionatin britanik të shahut në vitin 2022.

Nëna e 8-vjeçarit thotë se është e kënaqur me fitoren e tij. “Ishim vërtet të lumtur por ai duhej të përqendrohej kështu që nuk kishim shumë kohë për të festuar pas lojës, por do ta bëjmë kur të kthehemi në shtëpi dhe të festojmë me të gjithë familjen”, tha Rohini Ramachandran./tvklan.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate