Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në “Facebook” u shpreh i lumtur me punën e talentëve në skuadrën e tij, e që tre prej tyre u shpërblyen me kontrata profesionale.
Eris Avdullahu, Arbnor Xheladini dhe Blendon Llalloshi janë tre talentët e Llapit që nënshkruan sot kontrata profesionale me Llapin, raporton KosovaPress.
Me këtë rast, trajneri Batatina tha se nuk i frikësohet talentëve por që gëzohet se kur i vëren, ndërsa për treshen në fjalë, kontratat profesionale ishin dhuratë për Pavarësinë e Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që talentët si Eris Avdullahu, Arbnor Xheladini dhe Blendon Llalloshi po vazhdojnë besimin tek unë dhe klubin e Llapit për të punuar dhe për t’i bërë gati për klubet evropiane”, shkroi Batatina në “Facebook”.
“Na priftë e mbara së bashku, kam besim tek ju se një ditë do ta bëni krenar Llapin dhe gjithë Kosovën. Forca djem, rruga e talentëve tashmë është bërë e qartë në Llapin e Fadil Vokrrit dhe Zahir Pajazitit. Urime djelmosha, kontratat i keni dhuratë për Pavarësinë e Kosovës”, shtoi më tej Batatina.
Postimin e tij të plotë në “Facebook” e gjeni më poshtë.