Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Kylian Mbappe tani e ka informuar Paris Saint-Germain që do të largohet nga klubi në muajin korrik.
Ende nuk është arritur akordi i plotë për të gjitha kushtet për largimin e tij, por ai do të largohet nga PSG këtë verë, raporton KosovaPress.
Kylian ende nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tij për PSG, por është e sigurt se ai do të largohet.
Mbaron gjithçka mes Mbappes dhe PSG.