Paris Saint-Germaini ka shënuar dy gola në pjesën e dytë për fitore ndaj Real Sociedadit. Të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, parisienët fituan 2:0 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit.
Kështu PSG-ja ka bërë hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinale të garës elitare evropiane.
Kylian Mbappe shënoi golin e parë për Parisin në minutën e 58-të. Ai realizoi me goditje nga afërsia. Ishte goli i 44-t i superyllit francez në Champions.
Golin e dytë për kampionin francez e shënoi Bradley Barcola në minutën e 70-të. Ai shpërtheu në krah dhe më pas shënoi gol të bukur.
Ndeshja e kthimit është më 5 mars në San Sebastian të Spanjës.