9/25/2025 11:46:31 PM

Superliga Europiane do të nisë në vitin 2025, Laporta zbulon klubet që do të marrin pjesë

Duhet të lexoni

Superliga Europiane pritet që të marrë udhë në vitin 2025. Për këtë gjë është i bindur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili deklaron se pavarësisht sfidave të shumta, vendimi i Gjykatës Europiane për Drejtësi ka hapur rrugën për kompeticionin më të ri për klube.

Laporta deklaroi se në fillim të rrugëtimit në Superligën Europiane nuk do të jenë klubet angleze, teksa nuk ngurroi të zbulojë edhe emrat e disa skuadrave që do t’i bashkohet rrugëtimit.

“Superliga Europiane do të nisë brenda 2025-ës dhe në fillim të rrugëtimit nuk do të jenë klubet angleze. Ato e kanë tashmë një Superligë, që është kampionati anglez. Do të jenë Reali e Barcelona, 4 klubet italiane si Interi, Milani, Roma e Napoli, francezët e Marseille, portugezet Porto, Benfica e Sporting Lisbona, holandezet Ajax e PSV dhe belget e Brugge dhe Anderlecht”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

Laporta solli në vëmendje faktin se ai që sot është kompeticioni më i rëndësishëm në Europë, Champions League, nisi me më pak skuadra në 1955-ën dhe me shumë skepticizëm, për të arritur në nivele të jashtëzakonshme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate