Deri para pak kohësh, anëtari i Galatasaray-t francezi Sacha Boey (23) është futbollisti më i ri i Bayern.
Ai ka nënshkruar kontratë me kampionin gjerman deri në fund të sezonit 2027/2028.
Gazetari italian Fabrizio Romano, raporton se Galatasaray zbuloi detajet e marrëveshjes.
Bayern do t'i paguajë Boey 30 milionë euro, plus pesë milionë bonuse të mundshme.
Gjiganti turk do të merr një përqindje nga transferta e ardhshme dhe këto dy klube do të luajnë edhe dy ndeshje miqësore, nga të cilat 50 për qind e fitimit do të shkojë për Galatasaray.
Mbrojtësi i djathtë e filloi karrierën në Rennes, dhe më pas luajti për Dijonin francez si lojtar i huazuar, përpara se të kalonte te Galatasaray në verën e vitit 2021 për 1.15 milion euro.
Ai luajti 83 ndeshje për gjigantët turq dhe katër herë ishte në mesin e golashënuesve dhe asistimeve.
Këtë sezon ai bëri 31 paraqitje dhe shënoi dy gola. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 22 milionë euro. Në Bayern, ai mori fanellën me numrin 23.