11/12/2025 2:56:31 AM

Florentino Perez do të sakrifikojë Vinicius Jr për Mbappen

Duhet të lexoni

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se ka vendosur të “sakrifikojë” dhe të shesë Vinicius Junior nëse sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe arrin në Santiago Bernabeu këtë verë.

Kanë kaluar pak më shumë se dy javë më parë që kur drejtori i OK Diario, Eduardo Inda raportoi në programin e popullarizuar El Chiringuito de Jugones se Real Madridi po konsideronte një shitje të sulmuesit anësor, Vinicius Jr.

Tani është gazeta e njohur sportive Sport, e cila raporton se pikërisht ylli brazilian do të jetë i sakrifikuari për transferimin e Mbappes, pasi vendimi është marrë edhe nga një perspektivë futbolli.

Kjo për shkak se besohet se Vinicius dhe Mbappe janë “të papajtueshëm” në fushë pasi ata të dy zënë krahun e majtë të sulmit – edhe pse francezi është më se i aftë të luajë edhe si qendërsulmues.

Perez e sheh Mbappen si lojtarin më të mirë të planetit në të ardhmen, ndërsa Vinicius Jr – edhe pse padyshim lojtar i klasit botëror – nuk është bërë “Neymar i ri” që pritej prej tij kur Real Madridi i pagoi 45 milionë euro klubit të fëmijërisë, Flamengo, për shërbimet e tij në vitin 2018

Gazeta Sport sugjeron se Vinicius Jr duke u tallur me golin e tij me dorë në fitoren 3-2 të së dielës ndaj Almerias, i jep Perezit arsye për të kërkuar largimin e tij gjithashtu, në një shenjë të polemikave të pafundme të 23-vjeçarit që shpesh e shohin atë të përplaset me lojtarët kundërshtar dhe tifozët e tyre.

Nëse Vinicius Jr do të dilte vërtet në treg për shkak të ardhjes së Mbappe – i cili, sipas Footmercato tashmë ka rënë dakord për kushtet me Real Madridin – ai do të kishte pafund ekipe të interesuara për transferimin e tij.

Gjigantët e Ligës Premier, Manchester United, janë lidhur me një lëvizje për brazilianin kohëve të fundit ashtu sikurse ekipi aktual i Mbappes, PSG, që mund të jenë gjithashtu të interesuar ta bëjnë atë zëvendësuesin e francezit në Parc des Princes


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate