4/23/2025 11:14:19 PM

Carrera: Rikthimi i Contes te Juventusi është i mundshëm

Duhet të lexoni

Është e mundur që Antonio Conte të mund të kthehet si trajner i Juventusit, tha ish-ndihmësi i tij Massimo Carrera, i cili gjithashtu do të pranonte menjëherë t’i bashkohej stafit të tij te “Zonja e Vjetër”.

Conte pati vite të shkëlqyera në Juventus si lojtar dhe më pas si trajner nga viti 2011 deri në vitin 2014, përpara se të largohej për të marrë detyrën te Kombëtarja e Italisë, raporton KosovaPress.

Edhe pse disa ishin të zemëruar me vendimin e tij për t’u bashkuar me rivalin e përhershëm të Juventusit, Interin nga viti 2019 deri në 2021, të tjerët do të ishin më se të lumtur ta rikthenin atë në stol në vend të Allegrit sezonin e ardhshëm.

“Unë nuk jam agjenti i tij, por mund të them se kthimi i tij te Juventusi është i realizueshëm”, tha ish-ndihmësi i Contes, Carrera për “TV Play”.

“Mendoj se tifozët e çdo skuadre do të ishin të lumtur të kishin Conten në stolin e tyre. Ai është një fitues. Unë jam shoku i Antonios, por nuk di asgjë për të ardhmen e tij, përveçse ai është një lider që i detyron lojtarët ta ndjekin atë”, tha më tej Carrera.

Së bashku me Juventusin, ka pasur gjithashtu raportime se Napoli dhe Milan janë të etur për të marrë Conten, i cili u nda me Tottenham Hotspur sezonin e kaluar.

Megjithatë, shqetësimi është se kur Conte merr përsipër një ekip, ai dëshiron ta formojë atë sipas kërkesave të tij, që do të thotë të shpenzojë shumë në tregun e transferimeve.

“Ashtu si të gjithë trajnerët që duan të fitojnë, ai do të hartojë një listë të lojtarëve që dëshiron,” pranon Carrera.

“Ai mund të preferojë një skuadër të përshtatshme për një 3-5-2, por mund të përshtatet edhe me ekipet e tjera”, shtoi më tej Carrera.

Carrera ka punuar me Conten në Juventus dhe me Italinë përpara se të niste karrierën e trajnerit vetë në vitin 2016 në Spartak Moscow, AEK Athine dhe Bari. Pra, nëse thirrja do të vinte, a do të ribashkohej ai me Conte në Torino?

“Unë do të pranoja menjëherë”, u përgjigj Carrera.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate