Milani fitoi 3 – 1 me Romën të dielën në San Siro. Të dy ekipet patën raste, por vendasit u treguan më të saktë para portës.
Me këtë fitore Milan forcon pozitën në vendin e tretë në renditje e Serie A.
Po këtë të diel, Lacio fitoi 1 – 0 me Leçen në stadiumin Olimpiko, duke u afruar me zonën Çempions. Kampionati italian kryesohet nga Interi që të shtunën fitoi thellë 5-1 me Monzën.