Dje, Arsenal ‘demoloi’ Norwich Cityn me rezultat të thellë 0 – 5.
“Topçinjtë” dominuan në çdo aspekt, takim ku mungoi ylli i Kosovës, Milot Rashica shkaku i lëndimit.
Tek Arsenal, paraqitje të mirë bëri edhe zvicerani Granit Xhaka, ndërsa ky i fundit pas ndeshjes mori një fanellë të Rashicës.
Këtë e bëri me dije vetë futbollisti përmes një postimi në Instastory, ku shkroi “Faleminderit”.