Interi ka shënuar fitore bindëse ndaj Monzas.
Të shtunën, “zikaltërit” fituan në udhëtim me rezultat 5:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të.
Dy gola nga Hakan Calhanoglu (12’ 60’), dy nga Lautaro Martinez (14’ 84’) dhe një nga Marcus Thuram (88’) i dhanë fitoren e 16-të Interit në Serie A.
Matteo Pessina shënoi golin e nderit nga penalltia për Monzan në minutën e 68-të.
Interi mbetet në pozitën e parë me 51 pikë, pesë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak.
Monza është e 11-ta me 25 pikë.