11/19/2025 9:10:19 PM

“Kujtojnë se jam Harry Potter”, Mourinho “shpërthen”: Nuk e kam luksin e Guardiolës

Duhet të lexoni

Nuk jam një magjistar”, kështu e nis konferencën për shtyp trajneri i Romës, Jose Mourinho. Në vigjilje të transfertës ndaj Milanit për kampionat, kryeqytetasit vuajnë ambientin e rënduar nga rezultatet që po mungojnë teksa sezoni rrezikon të shkojë drejt dështimit. Tekniku i verdhekuqve theksoi se po bën maksimumin me lojtarët që ka në dispozicion ndërsa shtoi se është treguar një profesionist nga dita e parë që ka mbërritur te Roma.

“Ka lojtarë që duhet të japin më shumë në fushë. Unë jam shembulli i profesionalizmit, nuk kam lënë asnjë ditë stërvitjen dhe nuk më duket e drejtë që duhet të justifikohem para medias. Askush nuk mund t’iu drejtohet futbollistëve të mi, pasi jam unë ai që iu them atyre gjithçka, edhe kritikat. Kemi zhvilluar një mbledhje dhe ajo ishte pak e ashpër, sidomos për disa prej pjesëmarrësve. E përsëris se ka nga ata që duhet të bëjnë më shumë.

Ndaj Milanit do të ketë ndryshime, por jo me qëllimin për të ndëshkuar dikë. Jemi sërish pa Dybalën dhe nuk është e lehtë ta zëvendësoj, unë nuk kam luksin që ka Guardiola apo Pochetino. Dybala është një lojtar special, që në të shkuarën ka luajtur po ashtu me lojtarë specialë. Por, këtu te Roma është tjetër situatë. Kur ai mungon ne jemi në vështirësi.

Disa këtu mendojnë se unë quhem Jose Harry Mourinho Potter, presin shumë nga unë. Jemi katër pikë pas vendit të katërt dhe luftojmë për diçka që është jashtë mundësive tona nëse krahasohemi me të tjerët.

Ka shumë probleme, Kristensen nuk është anësor, Mancini nuk stërvitet prej një muaji, ai djaloshi (Huijsen) luajti në Kupë pas vetëm 10 minutash në Serie A, nëse njerëzit nuk i konsiderojnë këto atëherë gabojnë rëndë. Humbëm një derbi, por kemi një kampionat për të luajtur dhe do të shkoj në San Siro me bindjen se djemtë do të jpain gjithçka”, u shpreh Mourinho.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate