11/17/2025 10:55:50 PM

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Duhet të lexoni

Zebrafish një peshk i ujërave të ëmbla që i përket familjes Cypriniformes që rritet në Indi dhe Azinë Jugore, mund të jetë çelësi për të ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve njerëzore

Kështu mendojnë shkencëtarët në Stokholm. Në një laborator, shkencëtarët suedezë mbarështojnë, ushqejnë dhe rrisin dhjetëra mijëra peshqzebra blu dhe argjend për t’u përdorur në kërkimet që ata shpresojnë se mund të japin përgjigje për sëmundje si kanceri.

Qendra Zebrafish e Institutit Karolinksa është shtëpia e rreth 20,000 peshqve zebra, të cilët u dërgohen grupeve kërkimore brenda institutit.

“Ne jemi në qendrën e peshkut zebra në Institutin Karolinska dhe jemi qendra më e madhe në vendet nordike. Ne kemi rreth 20,000 peshq zebra këtu dhe ne dërgojmë zebrafish në grupe kërkimore nga Karolinska tek klientët e jashtëm. Peshku zebra është bërë një organizëm model vërtet i rëndësishëm për kërkimin mjekësor dhe kërkimin bazë gjatë 20 viteve të fundit.”

Sipas Lars zebrafish po përdoret për të gjitha llojet e sëmundjeve duke filluar nga kërkimi i kancerit, transplatimi i qelizave të kancerit si dhe testimi i ilaçeve të reja kundër kancerit. 

Lars Brautigam, Drejtor Shkencor i objektit shpjegon pse peshku është një organizëm i shkëlqyer model për kërkimin mjekësor.

Genomi i peshkut zebra është përdorur shumë vite më parë dhe njerëzit kanë parë se ai mund të ndryshojë gjenet. Fenotipi, si duket peshku zebra, i ngjan shumë pacientëve që kanë të njëjtat mutacione dhe më pas njerëzit kuptojnë se mjedisi gjenetik i peshkut zebra dhe i pacientëve është i njëjtë. Pra, sot ju mund të përdorni zebrafish në çdo gjë. Ju mund të studioni sëmundjet edhe ato që krijohen pa ndonjë shkak. Ju mund të bëni toksikologji, kështu që kontrolloni për substanca që janë toksike dhe shumë më tepër.”

Zebrafish kanë disa avantazhe që i bënë ata të favorshëm në kërkime. Ata gjithashtu zhvillohen shpejtë pasi çelin dhe notojnë në rreth pesë ditë.

Në objektin në Stokholm, më i madhi në vendet nordike, një robot skanon bar kodet në rezervuarët e peshkut dhe i ushqen ato automatikisht. Peshqit zebra, të njohur edhe si zebra danio, janë bërë subjekte të njohura kërkimore, pjesërisht sepse janë më të lirë për t’u shumuar se minjtë, por edhe për ciklin e tyre të shkurtër të jetës.

“Epo, cikli i shkurtër i jetës ju lejon të kryeni eksperimente. Eksperimentoni në një kohë shumë të shkurtër sepse keni një organizëm që zhvillohet shumë shpejt dhe që ju jep mundësinë të studioni zhvillimin e organeve, të studioni zhvillimin e trurit ose lloje të ndryshme të sëmundjeve të kancerit në një kohë shumë të shkurtër.”

Sipas shkencëtarëve ajo që bënë qendra në Stokholm është transplantimi i qelizave të kancerit në embrionet e zebrafishit dhe më pas testohen medikamente të reja nëse janë më të mira se medikamentet ekzistuese.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate