8/4/2025 6:51:39 AM

Mesfushori i Milanit refuzon të hyjë si zëvendësues ndaj Sasuolos, ja si u justifikua ai para trajnerit Stefano Pioli

Duhet të lexoni

Përfaqësuesi i Bosnjë-Hercegovinës, Rade Kruniç (30 vjeç) ka shkaktuar konfuzion në skuadrën e Milanit. Mesfushori boshnjak qëndroi në stol për ndeshjen e gjashtë radhazi për Milanin, i cili mposhti në shtëpi Sasuolon me rezultat 1-0 në xhiron e 18-të të Serisë A. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, thirri emrin e Kruniçit në minutën e 60-të.

Ai e thirri kur po bënte nxehjen dhe e udhëzoi të futej në lojë, por Kruniç nuk pranoi. Mediat italiane pretendojnë se Kruniç ka refuzuar të hyjë në lojë, duke shtuar se përfaqësuesi i Bosnje-Hercegovinës i ka thënë trajnerit se ndjente dhimbje shpine.

Trajneri i kuqezinjve e ngriti Kruniç për të bërë nxehjen. Më pas e thirri që të përgatitej për të hyrë në fushë, por lojtari me duar tregoi se kishte problem me shpinën dhe se nuk mund të hynte në lojë”, shkruan DAZN italian.

“Tuttosport” shkruan se Kruniç e ka mendjen që të transferohet në Stamboll, ku më saktësisht është Fenerbahçe ajo që interesohet për mesfushorin e Milanit. “Është e panevojshme të nënvizohet fakti se mendimet e boshnjakut janë diku tjetër. Fenerbahçe e ka ndjekur prej muajsh”, shpjegon “Tuttosport”.

Rade Kruniç ishte një lojtar i rëndësishëm për Milanin vitin e kaluar, me 34 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka luajti në 14 ndeshje për kuqezinjtë këtë sezon. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg është 8.5 milionë euro. Ai erdhi në Milano në vitin 2019 nga Empoli për pak më shumë se tetë milionë euro dhe ka luajtur 139 ndeshje për klubin kuqezi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate