11/17/2025 4:13:12 PM

Vojvoda synon t’i bëjë 200 paraqitje me Torinon

Duhet të lexoni

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ndihet krenar me 100 paraqitjet e tij me skuadrën e Torinos. Në një intervistë për mediumet italiane, Vojvoda ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë të arrihet kjo shifër, sidomos me fanellën e një ekipi. Këtë shifër që Vojvoda e ka quajtur magjike, mbrojtësi i krahut e arriti më datën 10 dhjetor në barazimin pa gola të Torinos me Frosinonen. Aktualisht, 28-vjeçari ka 102 paraqitje me ekipin italian, të cilit iu bashkua në verën e vitit 2020 nga Standardi i Belgjikës, shkruan koha.

Ishte një emocion i madh për mua të regjistroj 100 paraqitje me Torinon. Nuk ishte krenari vetëm për mua, por edhe për familjen time. Nuk është gjë e lehtë të arrihen 100 paraqitje me një skuadër. Më kujtohet debutimi im te Torino në vitin 2020 kundër Fiorentinës, por për fat të keq nuk pati shikues në tribuna shkaku i situatës me koronavirusin”, ka thënë Vojvoda. “Tani, dua të vazhdoj të luaj për Torinon, të jap më të mirën nga vetja dhe të arrij numrin 200 të paraqitjeve me këtë ekip”.

Këtë edicion, Vojvoda ka 15 paraqitje për Torinon në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në Kupën e Italisë. Në përgjithësi, Vojvoda thotë se është i kënaqur me paraqitjet e tij në vitin 2023, ndërsa për vitin 2024 ka synime të mëdha. Ai dëshiron të jetë më vendimtar për ekipin italian.

Viti 2023 mund të them se ishte vit i mirë për mua, por tani dua të bëhem më vendimtar për ekipin në vitin 2024. Do të doja që krahas paraqitjeve të mira, të paktën t’i shënoja pesë gola dhe të bëjë shtatë asistime”, shtoi Vojvoda.

Vojvoda pritet të jetë titullar në ndeshjen e fundit të këtij viti për Torinon. Torino, të premten luan në udhëtim te Fiorentina, ndeshje kjo që nis në orën 12:30 dhe i takon xhiros së 18-të në Serie A. Aktualisht, Torino zë vendin e dhjetë në tabelë me 24 pikë të mbledhura, ndërkohë Vojvoda thotë se në Firencë synojnë tri pikët për ta përmbyllur vitin 2023 në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Gjithmonë kur luan ndaj Fiorentinës është vështirë, por ne duhet të luajmë mirë dhe të mos dorëzohemi deri në fund. Nuk do të jetë aspak lehtë, por ne duam pikët e plota për ta mbyllur këtë vit me fitore, e cila do të ishte e rëndësishme për ecurinë tonë në kampionat”, shtoi Vojvoda.

Ai ka kontratë me Torinon deri në fund të këtij edicioni, ndërsa sipas të gjitha gjasave pritet ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin italian, të paktën edhe për dy edicione të tjera./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate