11/19/2025 2:45:20 PM

Shifra marramendëse trondit UEFA-n, zbulohet arsyeja

Duhet të lexoni

Super League Europiane nuk ka ndër mend të kursehet për të ngritur në këmbë një turne nga e para. Dhe duke parë shifrat që po investon, është e Super League Europiane nuk ka ndër mend të kursehet për të ngritur në këmbë një turne nga e para. Dhe duke parë shifrat që po investon, është e qartë që po bëhet gati për një turne me përmasa të jashtëzakonshme.

Sipas mediave të huaja mësohet se kompania A22, e cila është ajo që po merret me organizmin e turneut, ka nisur të përpilojë projektin e ri me tre liga, duke parashikuar edhe buxhetin që i duhet për edicionet e para të turneut.

Dhe shifrat për të cilat flitet janë marramendëse. Bëhet e ditur se buxheti i caktuar për tri edicionet e para është 15 miliardë euro, që do të thotë se fitimet për pjesëmarrësit do të jenë kolosale në krahasim me çfarë shpërndan aktualisht UEFA.

Për më tepër, planifikohet që një fond prej 400 milionë eurosh të kalohet te futbolli amator në Europë dhe për ato kampionate që nuk përfaqësohen në këtë aktivitet. Fonde marramendëse, të cilat po mblidhen nga investitorë arabë dhe amerikanë dhe që po shqetësojnë UEFA-n, e cila për momentin nuk i garanton më shumë se 200 milionë euro në vit futbollit të atyre që nuk marrin pjesë në aktivitetet e saj dhe ka bërë të lindë frika se mund të humbasë shumë mbështetje.

Dhe tashmë që miliardat pritet të vihen në lojë, shumë skuadra, si Inter për shembull në Itali, që ishte pjesë e projektit në fillim, por pas paktit me UEFA-n doli hapur se nuk do të ndërrojë krahë, mund të rimendojë edhe njëherë vendimin.

Gjithsesi, si Interi janë edhe shumë klube të tjera që kanë thënë jo, sidomos ato angleze që i nevojiten pa dyshim këtij turne për të pasur sukses të plotë, ndërsa në Serinë A, ato që do të dëgjojnë drejtuesit e Super League janë Napoli, Lazio, por edhe Milan e Juventus.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate