11/23/2025 9:18:27 AM

Nga shitëse qumështi në skenat operistike botërore, historia e shqiptares nga Mitrovica në Podcast-in e Ramës

Duhet të lexoni

Në Podcast-in e kësaj të shtune të kryeministrit Rama në Facebook ishte sopranoja shqiptare nga Mitrovica Elbenita Kajtazi. E pagëzuar si “Hirushja nga Mitrovica”, sopranoja ka rrëfyer fillimet e karrierës së saj, jetën personale dhe komunikimin me Ermonela Jahon, që i hapi dritën jeshile pjesëmarrjes së saj në skenat botërore.

Ajo studioi në Akademinë e Muzikës të Mitrovicës dhe u diplomua në Universitetin e Prishtinës, duke bërë debutimin e saj me Orkestrën Filarmonike të Kosovës në vitin 2009, duke kënduar shumë koncerte gjatë gjithë sezonit. Por kjo nuk e përmbushi Elbetinën e cila falë vullnetit të nënës së saj gjeti guximin t’i shkruajë Ermonela Jahos.

“Një mesazh i Ermonëls më dha dritë në fund të tunelit. Isha në një pozitë jo të mirë në psiqikën time dhe i thashë nënës kam vendosur të tërhiqem. Nëna më tha që nuk ka shans të tërhiqesh ke bërë gjithë këto mundime. Arritja në Filarmoninë e Kosovës nuk më dukej e bollshme. Në atë moment ka qenë Ermonela në televizor po jepte një intervistë në Londër kur jepte Traviatën dhe i shkruajta në Facebook. Për mua ka qenë një moment i lumtur dhe emocionues kur Ermonela më ktheu përgjigje që; mos hiq dore se ke kapacitet dhe mund të flasim. Pata fatin që pas një muaji ajo erdhi në Kosovë dhe u takuam dhe më dha shpresë mos me u tërheq”.

Gjatë bisedës ajo rrëfeu se kur ka qenë e vogël në Mitrovicë ka shitur qumësht para dhe pas luftës dhe për këtë ndjehet krenare.

“Kam shitur qumësht me shumë sukses si fëmijë. Kemi pasur familje shumë të madhe. Në atë koha Mitrovica nuk ka qenë kaq e ndërtuar, kemi pas mundësi me mbajt lopët brenda oborrit, kam shitur qumësht para dhe pas luftë, meqë i gjetëm lopët. Gjyshja i kishte vënë një pe të kuq lopës që nëse ktheheshim pas luftës ta gjenim. Ne kemi punuar çfarëdo punë kemi rindërtuar bashkë dhe jam shumë krenare për atë pjesë të jetës sime”.

Elbenita Kajtazi ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate