Një hit i madh muzikor pritet të publikohet shpejtë në tregun muzikor kosovar.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Baboo Darabukës, Vëllezërve Aliu dhe Dj Benity të cilët e kanë paralajmëruar projektin e ri, përmes një videoje në Instagram.
Kjo treshe edhe në të kaluarën kanë bashkëpunuar së bashku, por tash duket se do të kemi një hit të madh mes treshes në fjalë.
Sipas tyre “Qysh e don shoqnia” do të titullohet kënga që do ta sjellin shumë shpejt Baboo Darabuka e në fakt ajo pritet të jetë një ri përpunim i këngës origjinale të kënduar para shumë kohësh nga Vëllezërit Aliu.