7/4/2026 9:54:54 AM

“Dialogu duhet të përfundojë në gjashtë muajt e parë të 2024-ës”

Duhet të lexoni

Serbia nuk ka vullnet që procesi i dialogut të përfundojë, pasi ajo e përdorë këtë çështje për të destabilizuar Kosovën, po vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend.

Sipas tyre Serbia me vetëdije po bëhet pengesë e përfundimit të dialogut dhe se vetëm një presion më i madh dhe sanksionim nga ndërkombëtaret do të ndryshonte qëndrimin e saj.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha se shteti serb nuk ka vullnet që ta zgjidh çështjen e dialogut, për të penguar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka thënë se problem në procesin e dialogut është edhe që Bashkimi Evropian nuk e trajton Kosovën si shtet të barabartë, prandaj sipas tij, vetë BE-ja ka inkurajuar pretendimin nacionalist dhe imperialist serb.

“Pa dyshim që çështja e dialogut është çështja më e rëndë për Kosovën që nga viti 2011 e këndej. Ashiqare që Serbia nuk ka vullnet që të zgjidhë këtë problem por e shfrytëzon dialogun për të penetruar në Kosovë, për ta mbajtur Kosovën jo stabilitet permanent, për të penguar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Që nga fillimi ka qenë heqje tërë procesit i dialogut edhe për një arsye, për arsyen e thjeshtë që BE-ja si ndërmjetës nuk e pranon Kosovën si shtet dhe duke i trajtuar paletë si të pa barabarta në dialog e ka inkurajuar pretendimin nacionalist dhe imperialist serb”, tha ai.

Krasniqi tha se vetëm nëse rritet presioni ndaj Serbisë duke vendosur sanksione, me izolim ndërkombëtare dhe me presionin e ShBA-së dhe NATO, ajo do ta ndryshonte qëndrimin.

Por ai tha se me qëndrimin që ka BE-ja ndaj Kosovës me mosnjohjen e pesë shteteve, e në anën tjetër me favorizimin e shtetit serb, Serbia nuk ka fare arsye që të ndryshojë qëndrimin ndaj dialogut.

Nëse do të rritje presioni i vërtet ndaj Serbisë për shembull me sanksione, me izolim ndërkombëtare dhe me presionin e ShBA-së dhe NATO ajo mbase do ta ndryshonte qëndrimin. Por më këtë qëndrim që ka BE-ja ku pesë shtet nuk e njohin Kosovën dhe e trajtojnë me inferioritet, ndërsa në Serbi ka investime robuste ekonomike të Gjermanisë dhe shteteve të tjera Evropiane, Serbia nuk ka fare arsye që të ndryshojë qëndrimin ndaj dialogut dhe as ndaj Kosovës, pra as ndaj atij roli destabilizues që ka në rajon edhe ndaj Bosnjës dhe ndaj Malit të Zi e veçanërisht ndaj Kosovës”, tha ai.

Analisti politik, Gazmir Raci, tha se kthesa më e madhe në dialogun me Serbinë ka ndodhur nga sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës, me këtë rast ai ka thënë se është demaskuar Serbinë në sytë e BE-së.

“Ky dialog ka pasur sfidat, ka pasur ngritjet edhe zbritjet gjatë këtij viti, por kthesa më e madhe ndodhi me sulin terrorist dhe agresionin serb me 24 shtator. Unë besoj që ai sulm e demaskoj Serbinë e vërtet edhe në dialog sepse përfundimisht tashmë shtet kryesore të BE-së po ja kërkojnë Serbisë edhe njohjen de-facto ndaj Kosovës. Ky vit merr për bazë edhe sfidat që ka pasur Kosova në aspektin e sigurisë në pjesën veriore e që kanë pasur ndërlidhje edhe me dialogun Kosovë-Serbi. Natyrisht edhe me zbatimin e marrëveshjeve siç ishte marrëveshja për targat”, tha ai.

Raci ka thënë procesi i dialogut me Serbinë do të duhej që të përfundonte në gjashtë mujorin e parë të viti të ardhshëm, kjo pasi, në shumë vende të BE-së nga viti 2025 do të ketë zgjedhje, raporton EO.

“Unë besoj që deri në pranverën e viti të ardhshëm ky dialog duhet të ketë një epilog të qartë dhe të përfundoj sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të duhej që të përfundonte në gjashtë mujorin e parë të viti të ardhshëm sepse pastaj hymë në një cikël të ri të zgjedhjeve në disa vende të BE-së dhe në fillim të viti tjetër, në vitin 2025 kemi zgjedhjet e ShBA-së”.

“Natyrisht që edhe Kosova që në shkurt të viti 2025 i ka zgjedhjet parlamentare, por synimet do të duhej të ishin të vetë faktorit ndërkombëtar që ta zgjidhnin këtë problem momentalisht në këtë fazë në mënyre që të hapet perspektiva për anëtarësim për gjithë gjashtë shtet e rajonit të Ballkanit Perëndimorë”, tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate