12/17/2025 11:32:36 AM

Kur do të vijë Youtube në Shqipëri?

Duhet të lexoni

Pavarësisht se Acromax përfaqëson si partner i certifikuar denjësisht më shumë brande muzikore, ndër ta dhe ArkivaShqip, si edhe shumicën e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë ka ngelur pyetja që shumë vite se kur do të jetë e mundur që artistët dhe televizionet të kenë mundësinë të përfitojnë nga klikimet në YouTube kur ato klikohen në Shqipëri.

Aktualisht një artist ose emision duhet të gjenerojë klikime në vendet ku YouTube-i ka lançuar shitjen e reklamave si Gjermania, Austria, Amerika, etj, në mënyrë që të gjenerohen të ardhura. Çdo klikim nga Shqipëria ose Kosova nuk gjeneron të ardhura. Vetëm nga partnerët e Acromax-it shkojnë kështu deri në 600 milion klikime “dëm” çdo muaj pa u paguar.

Në një mbrëmje në Berlin punonjësit e Acromax, Xhesilda Projka dhe Glanduela Leci përfaqësuan CEO-n e Acromax-it Aldor Nini, dhe morën më shumë informacione rreth statusit të Shqipërisë në procesin e zgjerimit të shteteve në të cilat YouTube-i do të startojë së shpejti.

Në radhë të parë do duhet që sistemi Google për reklamat të njohë gjuhën Shqipe si gjuhë në mënyrë që shërbimet e reklamave të funksionojnë nga territori i Shqipërisë, diçka që akoma nuk është bërë.

Së dyti, duhen krijuar bazat ligjore në mënyrë që Shqipëria të jetë në një linjë me standardet europiane dhe ndërkombëtare, jo vetëm për sa i përket ligjeve që lidhen me të drejtat e autorit por edhe ato të taksave dhe ligjeve të tjera.

Së treti, YouTube duhet të lidhi marrëveshje me agjensitë kolektive në Shqipëri, por ato duhet të kenë aftësitë jo vetëm që të shpërndajnë të ardhurat lidhur me të drejtat e autorit siç duhet, autorëve, interpretuesve, etj, por edhe sistemet kompjuterike që të përpunojnë të dhënat nga platformat.

Deri sot agjensitë shpërndajnë të ardhurat me Excel. Së katërti, duhet të jetë vullneti i YouTub-it që një vënd si Shqipëria të shtohet në listën e gjatë të shteteve, listë nga e cila mundet të hiqen shtete në të cilat YouTub-i nuk ka më interes të qëndroj, kështu që shtimi i një shteti si Shqipëria duket edhe më i vështirë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate