12/19/2025 8:43:48 PM

Pioli merr votëbesimin e Milanit, por Ibrahimoviç është te dera nëse gjërat shkojnë keq

Duhet të lexoni

Milani po kalon momente të vështira dhe pozitat e trajnerit Stefano Pioli po lëkunden. Natyrisht që këtu ka ndikuar atmosfera jo e mirë rreth ekipit dhe rezultatet aspak të mira të grupit. analizën më të saktë të Milanit të momentit e bën një figurë emblematike e futbollit italian si Arrigo Saki. “Gjëja e parë që më vjen të shkruaj dhe e shkruaj me keqardhje të madhe, është se Milani ka treguar se nuk është ende një skuadër në termin e vërtetë të fjalës. Dhe nëse nuk je ekip, nëse nuk je kolektiv, nëse luan individualisht, nëse nuk ruan distancat e duhura ndërmjet reparteve dhe nëse nuk ushtrohet një presion i koordinuar, atëherë në ndeshjet në Europë, futesh në telashe.

Tani rruga drejt kualifikimit për kuqezinjtë është një ngjitje pothuajse e pamundur, një lloj Everesi për t’u ngjitur. Shpresoj të kenë sukses në sipërmarrjen e tyre, edhe nëse duhen shtuar rezultate të tjera, por realiteti është se ky Milan nuk jep qetësi, nuk përcjell siguri dhe nuk ka ekuilibrin e nevojshëm. Shumë ulje-ngritje gjatë të njëjtës ndeshje dhe shumë pavëmendje, veçanërisht në repartin difensiv”, shkruan ai.

Ndërkohë, trajneri Stefano Pioli ka ende besimin e Geri Kardinale. Është ky përfundimi i takimit të zhvilluar në Milanello mes trajnerit dhe pronarit të Milanit. Por siç bëjnë të ditur mediat italiane, është një besim tanimë jo i pakufizuar, dhe që do të kushtëzohet nga rezultatet në vazhdim. Më saktësisht nga vendi i katërt në kampionat, objektiv minimal dhe i panegociueshëm. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e 3-të me 5 pikë më shumë se Roma, një avantazh që duhet ruajtur me çdo kusht.

Për këtë arsye ndeshja e së shtunës mbrëma me Frozinonen merr një vlerë të veçantë, pasi Milani e ka të ndaluar të humbasë. Me një këmbë e gjysmë jashtë Championsit, puna e Piolit do të gjykohet pothuajse ekskluzivisht nga ecuria në kampionat e Zhirud me shokë. Hapat e tjerë fals janë të ndaluar, pasi në rast se pësohen të tjera humbje duke vënë në rrezik kualifikimin në Championsin e ardhshëm, pushimi i trajnerit do të ishte i paevitueshëm. Për momentin nuk gjejnë konfirmim pistat Galtier, Tudor, Donadoni apo Shevçenko pasi hipoteza më e mundshme është që drejtimi i skuadrës të merret nga trajneri aktual i të rinjve Ignacio Abate, i cili do të jetë në stol në një dyshe trajnerësh në fakt bashkë me Zlatan Ibrahimoviç. Gjithsesi te Milani shpresojnë që të mos jetë të detyruar të ndërmarrin një rrugë të tillë, çka do të thotë që Pioli nuk mund të gabojë në ndeshjet e ardhshme.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate