5/10/2025 1:33:54 AM

Silvinjos i shtohet “oreksi”: Shqipëria mund të kualifikohet edhe në Botëror

Duhet të lexoni

Trajneri i Kombëtares tonë, Silvinjo, ka folur për median italiane “Cronache di spogliatoio”. Tekniku kuqezi tha se mbështetja e madhe e tifozëve në këtë edicion ishte fantastike, ndërsa vlerësoi maksimalisht kushtet e krijuara nga FSHF. Ku tregoi se gjithçka ishte në nivelin e duhur, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit dhe në arritjen e këtyre rezultateve historike për vendin tonë. Sa i përket së ardhmes, braziliani u shpreh se Shqipëria duhet të mësohet të luajë në Europian.

Teksa shtoi se duhet të synohet edhe kualifikimi në Kupën e Botës. “Shumë minuta stres në ndeshjen ndaj Moldavisë, por në fund hodha pas të gjithë ankthin që kisha brenda. Ishte diçka e bukur. Ne kemi pasur mbështetje fantastike nga tifozët tanë në çdo ndeshje. Në ndeshjen ndaj Çekisë në transfertë, për shembull, ishte çmenduri! Në Pragë kishte shumë tifozë shqiptarë, kjo u ndje shumë. Është diçka fantastike, një ndjesi e mrekullueshme. Ndërkohë, përzgjedhja, njohja dhe monitorimi i lojtarëve është një proces shumë i vështirë. Në fakt, muajt e parë janar, shkurt, dhe para ndeshjes së marsit, ishin shumë të vështirë. 40-50% e futbollistëve luajnë në Itali, Spanjë, Premier League dhe Bundesligë. Ata në fakt ishin lojtarët më të lehtë për t’u ndjekur, por të tjerët jo. Pastaj nisëm një tur me udhëtime të rëndësishme. Unë dhe Doriva bëmë shumë udhëtime nëpër Europë për të parë dhe takuar lojtarët”.

Objektivat

Silvinjo beson se Shqipëria mund të shkojë edhe në Botëror, pra në këtë mënyrë ai i jep një sinjal edhe vetë FSHF-së që mund të përtërijë kontratën pas Europianit të vitit 2024. “Duhet të mësohemi të luajmë në Europian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Europian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale. Është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por, për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Europian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”, shtoi ai.

Gjimshiti një shembull

Trajneri brazilian foli edhe për kapitenin e përfaqësueses, Berat Gjimshitin, të cilin e vlerësoi me notë të lartë dhe si një lider të vërtetë. “Për të ka qenë e vështirë të mos shkonte në finalet e Euro 2016. Por futbolli të jep gjithmonë një shans të dytë dhe jo vetëm futbolli, vetë jeta të jep një shans të dytë. Ai është shumë i qetë dhe arsyeja që bëmë atë kapiten është edhe fakti se skuadra ka nevojë për qetësi në fushë. Kam parë pak historinë e tri, katër, pesë viteve të fundit dhe ndonjëherë futbollistët e humbin pak përqendrimin. Por futbolli nuk të fal. Nuk është e lehtë, por vazhdueshmëria dhe qetësia janë shumë të rëndësishme. Ai përveç faktit se është një futbollist i madh, është nga ata që e ruan shumë qetësinë. Luan në një skuadër ku ka lojtarë të mëdhenj, ekspertë. Por, ai është gjithnjë i qetë dhe këtë ia transmeton skuadrës”, përfundoi Silvinjo.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate