12/20/2025 2:48:18 PM

A do ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës? Flet trajneri Ilir Daja

Duhet të lexoni

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka dhënë një intervistë për emisionin “Elite Show” në SportNews, ku ndër të tjera i ka prekur shumë tema, përfshirë këtu edhe Kombëtaren e Kosovës.

Trajneri nga Shqipëria thotë se preferon të punojë më shumë me ekipe pasi i pëlqen puna e përditshme, për dallim nga angazhimi në Kombëtare, ku punohet më rrallë, posaçërisht në grumbullimet e ekipeve kombëtare.

Posti i trajnerit të Kosovës? Kam qenë trajneri i ekipit kombëtar të moshave në fillimet e mia si trajner. Nuk kam ofertë zyrtare, më shumë janë lajme që dalin nga portalet.

Zyrtarisht, unë nuk kam asnjë kontakt me asnjë prej drejtuesve të FFK-së. Nuk dua të krijoj alibi. Akoma më pëlqen të jem trajneri i një ekipi. Të stërvis dhe të kem garë në përditshmëri”, u shpreh Daja.

Ai ndër të tjera foli edhe për eksperiencën tek Ballkani dhe për ndeshjen e Ligës së Konferencës që ekipi Portokalli do ta zhvillojë të enjten në “Air Albania” në Tiranë.

“Fitimi i titujve janë ditë të veçanta në karrierën e trajnerit, ashtu ka qenë edhe për mua. Por kalimi në ‘play-off’-et evropiane janë qershia mbi tortë. I kam përjetuar të gjitha në maksimum, ky përjetim, si titujt me Ballkanin, më mban në tonus dhe në atë përkushtim që kam.

Edhe sot pas 29 vitesh. Kualifikimet në Europa League dhe Conference League, janë gjërat më të veçanta në karrierën time. Pa mohuar edhe sukseset e tjera, si kualifikimi ndaj Dinamos së Zagrebit me Skënderbeut në ‘play-off’-in e Europa League.

Në 20 minutat e fundit, duke shtuar edhe 5 minutat shtesë, ne luajtëm me një lojtar më pak. Përpara golit në Zagreb, u anulua edhe një gol i rregullt i Latifit. Nuk kishte VAR, do shkonim në avantazh 0-2”, tha tutje Daja.

“Ndeshja në Air Albania? Stadiumi i gjithë shqiptarëve, të ofron kushte maksimale për të zhvilluar një spektakël në maksimumin e vet. Kënaqësi të luajmë aty. Ndikoi prishja e terrenit në ‘Fadil Vokrri’, fushë ku kemi pasur mbështetje dhe rrugëtim të suksesshëm. Shpresoj të mos na mungojë mbështetja e tifozëve në ‘Air Albania’.

Rrugëtimi ynë është edhe rrugëtimi i klubeve shqiptare. Stadiumi i mbushur do të jetë një motiv i madh për lojtarët e Ballkanit. Ballkani dhe Korça janë dy ambiente shumë të mira për të punuar.

Lojtarët në Kosovë kanë një edukatë punë më të madhe se në Shqipëri, por nuk kam patur kurrë probleme me lojtarët. Në Kosovë janë më të durueshëm dhe më të dëgjueshëm se në Shqipëri”, përfundoi trajneri i Ballkanit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate