12/26/2025 12:13:46 AM

“Nuk i kam lënë asnjëherë ndeshjet në mes”, çfarë deklaronte Dwamena për aparatin në zemër pak muaj para tragjedisë

Duhet të lexoni

Disa muaj më përpara se të humbiste jetën në mënyrë tragjike, Raphael Dwamena ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar të gjitha detajet e problemeve të tij në zemër, ndërsa ka theksuar se e kishte hequr defibrilatorin e vendosur nga mjekët, pasi sipas tij e pengonte në aktivitetin e tij sportiv, por edhe sepse i shkaktonte panik.

Dwamena ka deklaruar se pavarësisht këshillimit nga mjekët për të mos luajtur më futboll, ai vendosi të vazhdonte, pasi ishte jeta e tij.

Zbulimi i problemeve në zemër: “U shokova kur e mora vesh, luaja te Zurich për një vit, u mërzita shumë. U ktheva në shtëpinë time bëra të gjitha vizitat mjekësore dhe më pas u riktheva në Zurich.”

Defibrilatori: “Në fillim më vendosën një pajisje që më jepte disa goditje elektrike në zemër dhe në ato momente duhej të ulesha, ishte një gjendje paniku kur ndodhte, megjithatë unë nuk i kam lënë asnjëherë ndeshjet në mes.”

Familja: “Familja ime është në Gana dhe ishte e vështirë për ta kur dëgjonin lajme të tilla, ishte e vështirë dhe më duhej shpesh t’i telefonoja që t’u shpjegoja që isha mirë.”

Doktorët në klube: “Doktorët nga klube të ndryshme shpreheshin që unë nuk duhej të luaja më, por unë i thoja që e vlerësoj mendimin e tyre, por unë nuk doja të ndalesha.”

Frikë: “Nuk kam frikë sepse zoti është me mua, kur erdha këtu bëra vizita dhe gjithçka doli mirë edhe para se të vija këtu në Zvicër isha mirë. Për njerëzit normal ka gjëra të pamundura, por për zotin jo, ai është aty për mua, e di që duket e vështirë, por ko është jeta. Secili prej nesh ka rrugëtimin e tij mua më ndodhi dhe e kam pranuar.”

Covidi ka ndikuar? “Unë nuk e kam bërë vaksinën e covidit, kam zhvilluar ekzaminime në Spanjë dhe Zvicër, por mjekët atje thonin që nuk duhej të luaja. Kushdo mendon se si mund të luaj futboll, por në fund është vendimi yt, askush nuk do t’ja dijë nëse ti vdes sot, secili vazhdon punën e tij nesër. Unë ndjehem gati që të luaj.”/SuperSport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate