12/29/2025 10:10:28 PM

Rrëfimi 1 bujshëm - skifterit shqiptar: Kam vjedhur shtëpitë e Ronaldos, Benzema dhe Krujf, ja pse nuk e grabitëm Mesin

Duhet të lexoni

Një gazetar spanjoll ka bërë një shkrim që ka tërhequr mjaft vëmendje pasi ka takuar një “bos mafie” me origjinë shqiptare i cili thuhet se kryente grabitjet e shtëpive të personazheve të famshëm të futbollit. Personazhi me origjin shqiptaro-kosovare tregon me detaje shtëpitë që ka vjedhur, studimin e "viktimave" dhe nga i merr informacionet e novojshme për "thyerjet".

Gazeta El Espanol shkruan se personazhi kosovar për 20 vjet ka vënë në shënjestër “pallatet” e të famshmve për grabitje.

Shqiptari, i cili është në kërkim, pranon se ka kryer këto grabitje të shtëpive të yjeve të futbollit me "ushtrinë" e tij të hajdutëve me rreth 100 anëtar.

Në programin ‘Y ahora Sonsoles’ ai ka rrëfyer se ka qenë ai që ka grabitur shtëpinë e Cristiano Ronaldos, Benzema dhe Johan Cruif në Barcelonë.

Në nëntor 2021, ky person plaçkiti shtëpinë e Johan Cruyff në pjesën e sipërme të Barcelonës: "Aty vodha një orë që i përkiste Dennis Bergkamp, ??disa gjëra të vogla nga Hermes… dhe rreth 20,000 euro. Ishte një shtëpi dytësore. Nuk kishte kamera sigurie apo alarme, kur hyra kuptova se e kujt ishte shtëpia”.

Ai gjithashtu pranon se ka vjedhur edhe shtëpinë e Benzema.

“Ne ishim edhe pas grabitjes së Cristiano Ronaldos në Madeira, por gjërat nuk ishin interesante”, tha ai.

Nga krahu tjetër, shqiptari ka thënë se ka refuzuar disa herë madje dhe ka ndalur persona të tjerë për grabitjen e shtëpisë së Mesit pasi e adhuron futbollistin.

“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit” Shkelësi shpjegon gjithashtu se “më shumë se një vit më parë” iu ofrua të grabiste shtëpinë e familjes Messi në Castelldefels kur futbollisti ishte në Paris, madje pretendon se me raste ka penguar të tjerët të hyjnë në shtëpinë e futbollistit argjentinas.

"Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të bastisnin shtëpinë e Messit. E kam bërë dhe jam krenar. Për respekt për Messin, nuk e kam bërë. Sepse e dua, pikë," shpjegoi ai. Ai shpjegoj se i ndjek të famshmit dhe mbas disa muajsh studion ‘terrenin’ e më pas futet kur nuk ka njerëz.

Shqiptari shpjegon se operacionet e tij ndihmon nga “El santo”, personat që e punësojnë dhe i japin detajet e nevojshme.

“Mund të jetë familjar, mund të jetë pastrues, mund të jetë një mik i tyre…", thot shqiptari i cili shprehet se këta persona marrin edhe 30% të vlerës së grabitur.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate