1/1/2026 9:51:44 AM

“Dardanët”: Secili tifozë të jetë në nivel të detyrës

Duhet të lexoni

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të dielën do të përballet me Izraelin, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Edhe në duel me izraelitët, Dardanët pritet të kenë përkrahjen e madhe nga tifozët tonë.

Kreu i tifozëve të Kombëtares sonë, Lulzim Berisha, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kërkuar nga secili tifozë të jetë në nivel të detyrës dhe të mos ketë asnjë lëshim.

“Të dielën presim Izraelin në Prishtinë. Në stadiumin “Fadil Vokrri” duhet të jemi të gjithë në nivel të detyrës dhe mos të lejojmë të bëhet asnjë lëshim. Nga fillimi deri në fund duhet të jetë vetëm një ndeshje sportive, pasi qëllim tjetër nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Për hir të interesave tona si vend, si kombëtare dhe si futboll vendor, duhet të përpiqemi që animin ta bëjmë sa më korrekt dhe energjitë t’i përqendrojmë vetëm te vetja, respektivisht tek inkurajimi i futbollistëve tanë për të nxjerrë një rezultat sa më pozitiv. Organet e rendit dhe sigurisë kanë marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë mbarë dhe në respektim të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në këtë frymë dhe harmoni do të angazhohemi që të gjithë që mos të lejojmë kurrfarë skenarësh tjera. Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë. Në fushë kemi përballë një kundërshtar, kurse në tribuna kemi detyra që përkojnë vetëm në mbështetje të ekipit tonë kombëtar”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, për shkak të ndjeshmërisë së situatës, paralajmërojmë secilin anëtar të Dardanëve që do të pajiset me biletë të personalizuar, me emër dhe mbiemër. Masa këto të ndërmarra me rekomandim të Policisë së Kosovës.

“Pra, sfida kundër e Izraelit është ndër të fundit që do t’i luajmë këtë vit. Të shërbejë për një fitore, për rikthim të entuziazmit dhe përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet e radhës”, ka shkruar Berisha.

Ndeshja Kosovë-Izrael fillon në orën 20:45


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate