1/11/2026 8:47:53 PM

Statistikat: Kejn më mirë se Haland, Leva dhe Matishak

Duhet të lexoni

Mbërriti në fund të merkatos verore për rreth 95 milionë euro (shifër e zbuluar nga Hënes), por shumë e panë me skepticizëm insistimin e Bajernit për ta afruar pasi sapo kishte mbushur 30-vjeç.

Pak muaj më vonë të gjithë skeptikët janë të detyruar që të bëjnë hapas pas, pasi ardhja e Kejn ka qenë një “bekim” për klubin bavarez. Brenda pak javësh kapiteni i Anglisë jo vetëm që është integruar në klub, por ka nisur të shkruajë faqe të rëndësishme të historisë të Bundesligës me fanellën e Bajernit veshur.

“Nuk është merita ime, një pjesë e suksesit i takon ekipit. Po bëjnë gjithçka që unë të ndihem komod. Ndeshje pas ndeshje po kompaktësohemi edhe më shumë”, ishin fjalët e Kejn pas tri golave të shënuar një ditë më parë në Dortmund.

Tri golat janë vetëm “maja e ajsbergut” pasi 30-vjeçari nuk di vetëm të shënojë, por edhe ndihmon që të shënojnë. Në dhjetë javët e para të Bundesligës ai ka rrealizuar plot 15 gola dhe ka dhuruar plot 5 asist. Që prej edicionit 1988/89, kur nisën që të rregjistroheshin edhe asistet, asnjë lojtar nuk ka shifra të tilla në dhjetë ndeshjet e para në Bundesligë.

Në 2019/20 Erling Haland pas dhjetë takimeve të para në Bundesligë kishte dhjetë gola dhe tri asist ndërsa Diego Ribas me Verderin në sezonin 2006/07 numëronte pesë gola dhe tetë asist. Në këtë plan vetëm Levandovski i afrohet Kejnit pasi polaku në sezononin 2020/21 numëronte 18 gola/asist.

Në historinë e Bundesligës qëndron edhe emri i Klaus Matishak. Sulmuesi i Shalkes në edicionin e parë hisotirk të Bundesligës, 1963/64, shënoi 13 herë në 10 ndeshjet e para.

Mes krahasimeve qëndron edhe ai me Gerd Mylerin. “Bomberi i kombit” siç njihet ndryshe në Gjermani numëronte plot 15 gola pas dhjetë ndeshjeve të para të sezonit 1968/69.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate