Drita ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës në minutën e 41-të me autogolin që e shënoi kapiteni Dreni Kryeziu.
Në zonë harkoi Blend Baftiu fillimisht, ndërsa Kryeziu në tentim për ta larguar topin, e dërgoi atë gabimisht në portën e vet.
Drita është duke udhëhequr 1:0.
Ndeshja që i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me Malishevën vendëse.