Trajneri Sylvinho ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar të Kombëtares shqiptare të Futbollit.
Në listën e përbërë nga 25 futbollistë ka ndryshime të pakta në krahasim me sfidat e mëparshme ndaj Çekisë dhe Polonisë në shtator. Risi është rikthimi i sulmuesit Armando Broja, i cili ka arritur të rekuperohet pas dëmtimit të rëndë që mori në gju, gjatë aktivizimit me Chelsean në Premier League.
Ndërkohë, mungesë këtë herë do të jetë Odise Roshi, teksa pjesa tjetër e lojtarëve nuk ndryshojnë.
Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, më 9 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët do të grumbullohen në kryeqytet, ndërkohë që është programuar që trajneri Sylvinho të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë prej orës 11:00 në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kombëtarja kuqezi do luajë në “Air Albania” të dyja ndeshjet e tetorit, ku fillimisht S përballet me Çekinë më 12 tetor, prej orës 20:45, ndërsa më pas në program është miqësorja me Bullgarinë më 17 tetor, ora 18:00.