5/13/2025 7:18:00 PM

Mourinho: Futbolli hyri në shtëpinë time tri orë pasi linda, mund të fitoja 3 Champions tek Interi

Duhet të lexoni

José Mourinho nuk lë askënd indiferent. Ish-trajneri i Real Madridit, tashmë në stolin e Romës, zakonisht është në qendër të polemikave. Pikërisht këto të fundit duket se i shijon. Dhe e ka bërë të qartë së fundi në një intervistë për “Sky Sports”:

"Duhet të pajtohem me ata që thonë se nuk jam i përulur. Kam arritur shumë suksese, sepse kam pasur fatin të punoj në ekipe të mëdha, me buxhete të mëdha. Po kështu, kam punuar edhe në ekipe të tjera, ku të fitoje ishte një mrekulli".

Konkretisht, Mourinho ka rishikuar listën e titujve të fituar me skuadra që në letër nuk janë ndër favoritët e kompeticioneve në të cilat, me të në pankinë, kanë arritur suksese: “Kam fituar Ligën e Kampionëve me Porton, që padyshim është një arritje e madhe, me 9 lojtarë portugezë në formacion”.

Mourinho ka rishikuar edhe një anekdotë qesharake nga koha e tij në krye të Interit, me të cilin fitoi tripletën historike: "Në Kiev e lëndova veten duke shkelmuar një tavolinë masazhi. Bëra sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por ndjeva shumë dhimbje. U zemërova shumë atë ditë në pjesën e parë.

I thashë ekipit tim: Mos u ktheni në dhomat e zhveshjes duke qarë ose me kokën në duar, sepse deri tani nuk keni bërë asgjë. Dua të ktheheni të vdekur nga lodhja, pavarësisht rezultatit". Referenca është një ndeshje e fazës së grupeve të Champions League 2009-2010, e cila përfundoi 2-1 në favor të Interit.

Mbi fillimet e tij: “Futbolli hyri në shtëpinë time tri orë pasi linda. Babai im luajti për Victoria Setubal. Kur u informua për lindjen time dhe njoftoi ekipin se po largohej, shokët e tij të skuadrës e ndiqnin”.

Rreth lamtumirës së tij ikonike nga zikaltrit, pas fitimit të tripletës: “Materazzi ka të drejtë kur thotë që nëse do të kisha qëndruar, nëse do të kishim qëndruar të gjithë bashkë edhe për 2 apo 3 vite të tjera, do të kishim fituar tri Liga Kampionesh me Interin”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate