Kanë përfunduar edhe gjashtë ndeshjet e radhës së Premier Ligës angleze, ku kemi rezultatet tejet interesante dhe befasi.
Kampioni anglez, Manchester City është njoftuar me humbjen e parë të sezonit në Premier Ligë, pasi u mposht 2:1 nga Wolverhampton, raporton KosovaPress.
Golat për Wolves i shënuan Dias (autogol minuta e 13’) dhe Hwang Hee-Chan (minuta e 66’), kurse te City golin e nderit e shënoi Alvarez në minutën e 58’.
Po ashtu, humbje sot pësuan edhe Manchester United e Evertoni. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 1:0 nga Crystal Palace, kurse Lutoni fitoi 2:1 ndaj Evertonit.
Ndërkaq, skuadra e Arsenalit ka regjistruar fitore bindëse ndaj Bournemouthit, duke e mposhtur 4:0 me ndihmën e golave të Odegaard, Saka, Havertz dhe White.
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme më Premier Ligë i gjeni më poshtë.
Aston Villa 6:1 Brighton
Bournemouth 0:4 Arsenal
Everton 1:2 Luton
Manchester United 0:1 Crystal Palace
Newcastle United 2:0 Burnley
West Ham United 2:0 Sheffield United
Wolverhampton 2:1 Manchester City