12/21/2025 2:31:16 AM

Rekordi i kuqezinjve: Shqipëria e para në botë për pikët e fituara në shtator!

Duhet të lexoni

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s.

Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese në “Air Albania” me Poloninë, Shqipëria është ngjitur me 3 shkallë në renditjen globale duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 62 në botë, por për t’u theksuar është fakti se rezultatet e muajit që po lëmë pas, kanë sjellë edhe një rritje rekord për sa i përket pikëve me 20.08 pikë për këto dy ndeshje.

Nëse i hedh një sy renditjes së fundit të përpiluar nga organizmi i futbollit botëror, kupton se Shqipëria ka rritjen më të madhe në pikë për këtë muaj nga të 207 skuadrat kombëtare që janë pjesë e renditjes së FIFA-s, një aspekt ku jemi të parët në botë për këtë muaj.

Edhe pse bëhet fjalë për një të dhënë statistikore, ky është me të vërtetë një detaj historik për një kombëtare që po bën historinë edhe në fushën e blertë ku është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në histori në finalet e një kompeticioni madhor, kampionatit europian Gjermani 2024, një mision ku vendimtare do të jetë edhe sfida e 12 tetorit me Çekinë.

Ndërkohë, për sa i përket Kosovës, shtatori nuk ka qenë i suksesshëm për Dardanët. Barazimi me Zvicrën në shtëpi dhe humbja 2-0 në transfertë me Rumaninë kanë bërë që Kosova të humbasë dy vende në renditjen botërore, duke u klasifikuar aktualisht në vendin e 111 në botë, nga i 109 ku ndodhej një muaj më parë. /Supersport

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate